BE: Kosova e Serbia s’janë të gatshme të arrijnë marrëveshje për dinarin

Edhe takimi i shtatë për çështjen e dinarit në Kosovë ka përfunduar pa marrëveshje, për këtë Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë të gatshme të bëjnë kompromise për arritjen e marrëveshjes

Pamje nga takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka thënë se përpjekjet për gjetjen e një marrëveshjeje për çështjen e dinarit në Kosovë kanë dështuar, duke theksuar mungesën e gatishmërisë për kompromis nga të dyja palët.

Pas takimit të shtatë për çështjen e dinarit, BE-ja ka bërë të ditur se edhe pse ka paraqitur propozime kompromise, dallimet e palëve kanë penguar një zgjidhje të pranueshme.

“Megjithatë, pavarësisht se BE-ja paraqiti një propozim kompromisi që përshtati pozicionet e palëve në masën maksimale të mundshme, palët nuk mundën të binin dakord për disa çështje kyçe, duke përfshirë shtrirjen e përgjithshme të aktiviteteve të njësisë së re, fushëveprimin e përfituesve të këtij entiteti, dhe ndihmë financiare nga Serbia për institucionet e mbështetura nga Serbia në Kosovë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja ka vlerësuar se nuk ka gatishmëri për gjetjen e një marrëveshjeje në të ardhmen, por mbetet e hapur për takime të ardhshme sapo të sinjalizohet gatishmëria për kompromis nga palët.

“Takimi i fundit sot dëshmoi që palët nuk ishin në gjendje të gjenin një zgjidhje kompromisi në çështjet e hapura. BE-ja shpreh keqardhje që sot nuk u arrit asnjë marrëveshje. BE-ja vlerëson se nuk ka gatishmëri për të gjetur marrëveshje kompromisi për të ardhmen”, thuhet tutje në deklaratë.

Sipas komunikatës së BE-së, gjatë shtatë takimeve, palët kanë paraqitur gjerësisht qëndrimet e tyre dhe kanë hulumtuar mundësitë për të gjetur bazën e përbashkët.

“BE-ja dha disa ide dhe propozime përgjatë procesit dhe palët arritën të kapërcejnë disa dallime në mënyrë që të sigurojnë flukse financiare nga Serbia në Kosovë, përfshirë marrëveshjen për themelimin e një entiteti të ri biznesor, sipas ligjeve të Kosovës, i ngarkuar me shpërndarjen e përkohshme të ndihmës financiare nga Serbia”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Deklarata përfundon me shqetësimin se mungesa e marrëveshjes ka pasoja negative në jetën e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika