Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të enjten është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka publikuar një fotografi ku ka potencuar se janë miq e partnerë nga një aleancë vlerash.

“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, ka shkruar Begaj.

Po ashtu, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani në një fotografi që e ka publikuar në Facebook.

Osmani takon Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme