Bellingham në prag të nënshkrimit të një kontrate 6-vjeçare me Realin

Jude Bellingham, talenti i madh i futbollit, është gati të bashkohet me Real Madridin për një aventurë gjashtëvjeçare në Spanjë

Futbollisti anglez, Jude Bellingham

Real Madrid po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmund për marrëveshjen e lojtarit Jude Bellingham.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar se një raund pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën dhe dy klubet po punojnë për detajet e paketës së shtesave në marrëveshje.

Po ashtu, Romano ka theksuar se marrëveshja në mes të Real Madridit dhe lojtarit për kushtet personale është 100 për qind e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill.

Nga kjo mund të themi se të dyja palët janë dakord për kushtet financiare dhe të tjera të kontratës.

Sipas informacioneve të gazetarit, Jude Bellingham, është gati të nënshkruajë një kontratë të vlefshme gjashtëvjeçare deri në qershorin e vitit 2029 si lojtar i Real Madridit.

Kjo tregon se klubi spanjoll ka besim të madh në aftësitë e tij dhe dëshiron ta sigurojë për një periudhë afatgjatë në skuadër.

Tashmë pritet që marrëveshja të përfundojë këtë javë dhe të vuloset.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika