Bellingham zyrtarisht pjesë e Real Madridit

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham

Jude Bellingham

Jude Bellingham, sipas marrëveshjes do të jetë pjesë e madrilenëve deri në vitin 2029.

Real Madridi ditën e mërkurë ka postuar një komunikatë ku konfirmon transferimin e Bellingham, dhe thuhet që të enjten do të mbahet një konferencë për media në zyrat e Real Madridit, ku do të bëhet prezantimi i Bellingham.

“Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Jude Bellingham, i cili do jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme. Jude Bellingham do të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit nesër, e enjte 15 qershor, në 12:00 në zyrat e Real Madridit. Pas kësaj, Jude Bellingham do të flasë para mediave”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.

Jude Bellingham

Sipas mediave spanjolle, shuma e transferit kalon shifrën e 100 milionë eurove, por klubi spanjoll nuk ka konfirmuar ende një gjë të tillë.

Klubi i Real Madridit këtë verë pritet të nënshkruajë edhe me sulmuesin francez, Kylian Mbappe, por njëherë nuk ka asgjë zyrtare.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika