Trajneri Hansi Flick ka vendosur ta lërë jashtë listës së udhëtarëve talentin spanjoll, me qëllim që t’i japë kohë për pushim pas një periudhe me ngarkesë të madhe ndeshjesh.

Yamal ka ndier shqetësime të lehta në kyçin e këmbës së djathtë, problem që ishte shfaqur edhe para ndeshjes kundër Villarrealit.

Pavarësisht shqetësimeve, ai luajti gjatë gjithë takimit ndaj Villarrealit, në të cilin Barcelona shënoi fitore 3:2 pas një përmbysjeje.

Për këtë arsye, stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë përkeqësimin e gjendjes së futbollistit të ri.

Mungesa e Yamalit pritet të jetë e rëndësishme për Barcelonën, por vendimi i Flickut synon ta mbrojë lojtarin nga një lëndim më serioz.