Berisha: Qëllimi i Serbisë është të barazojë serbët me shqiptarët e zhdukur me dhunë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hisen Berisha, ka thënë se Serbia po mundohet të arrijë barazimin e të zhdukurve serbë lokal me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë që janë bërë me plan dhe urdhër.

“Serbia po arrin me i barazu të zhdukurit serbë lokal edhe të tjerë jo shqiptarë, me viktimat apo të zhdukurit shqiptarë që janë bërë me plan dhe urdhër, këtu është intenca e Serbisë, që t’i barazojë të zhdukurit shqiptar me urdhër e plan. Ne po paralajmërojmë atë çka përmban legjislacioni ndërkombëtarë dhe ku ishte poenta e taktizimit të Vuçiqit”, është shprehur ai në emisionin FIVE.

Sipas tij, Serbia po përpiqet t’i zhdukë vendimet që ishin plane për zhdukje masive të popullatës, për vrasje e të tjera.

“Këtu po barazohet Kosova dhe Serbia si kryes të krimeve në mënyrë institucionale në periudhën e luftës, ky ishte defekti. Deklarata e presidentit serb, ishte taktike, ishte mençuri, vendosi rezervë në përmbajte të deklaratës pikërisht në pjesën që ka të bëj me nenin 2 të konventës për personat e zhdukur, të vitit 2006, e cila thotë se shteti është përgjegjës nëse privon nga liria dikë dhunshëm dhe e zhduk përmes agjentëve të vet apo persona të tjerë të autorizuar. Pra po shohim se me këtë rezervë Serbia e shmang përgjegjësinë e vet për të zhdukurit e Kosovës”, ka deklaruar Berisha.

Mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik.

Palët janë zotuar të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si “konfidenciale”.

Në Deklaratë, ndër të tjera, thuhet se i jepet qasja e plotë në të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe të gjitha dokumentet e tjera, përfshirë ato që kanë statusin “konfidenciale” dhe që janë në posedim të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika