Berisha thotë se është për konstituim të Kuvendit, por jo ndryshim të formës së votimit

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se është shumë i interesuar që të fillojë funksionalizimi i institucioneve. Ai tha se  në takim me presidenten Vjosa Osmani, u diskutuan për zgjidhje të problemit dhe u konsiderua se ka momentalisht mungesë të vullnetit politik

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se është shumë i interesuar që të fillojë funksionalizimi i institucioneve. Ai tha se  në takim me presidenten Vjosa Osmani, u diskutuan për zgjidhje të problemit dhe u konsiderua se ka momentalisht mungesë të vullnetit politik. 

“Po të kishte vullnet politik, do të zgjidhej çështja. Opsioni i fundit është me dërgu në Kushtetuese e me u dhënë interpretim për këtë situatë. Unë insistojë që partitë politike, ato kryesoret, të ulen e të bëjnë zgjidhje. Nuk është pengesa te komunitetet. Nëse s’ka vullnet, atëherë nuk duhet humbur kohë e të dërgohet në Kushtetuese. Unë jam me u bë konstituimi i Kuvendit  e po presim për një marrëveshje me qeverinë”, tha Berisha para fillimit të seancës konstituive. 

Ai ka thënë se nuk do ta përkrahë ndryshimin e formës së votimit për kandidatin për kryeparlamentar. 

Ndryshe, Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të 17-ën herë në përpjekje për të konstituar Parlamentin.

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët në asnjë prej 16 seancave të mbajtura deri më tani.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika