Bërlloku në Prishtinë, Vetëvendosje me aksion para Komunës

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar për shkak të problemeve që janë krijuar nga mos grumbullimi i mbeturinave në kryeqytet

Aksioni i VV-së para komunës së Prishtinës

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka organizuar aksion simbolik para komunës së Prishtinës, si reagim ndaj mbeturinave të stërmbushura në disa lagje të kryeqytetit.

Në hyrje të komunës aktivistët e VV-së, vendosën disa thasë me mbeturina dhe në mure po ashtu në mure u vendosën fotografi të kryetarit Përparim Rama.

Nënë moton “papastërtia është sëmundje”, aktivistët thanë se Prishtina asnjëherë më parë nuk ka qenë më keq sa i përket çështjes së mbeturinave.

“Prishtina kurrë s’ka qenë me keq në këtë pikë. Duke e ditur rrezikun që shkakton ky fenomen në përhapjen e virusëve e sëmundjeve të ndryshme, në shtimin e numrit të qenëve endacak, e në shumë aspekte tjera, duhet reagim urgjent i Komunës” – kanë thënë nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë.

Fajtorë sipas tyre janë dy partitë që qeverisin me kryeqytetin, LDK dhe PDK.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika