Biden: Pandemia e Covid-19 ka përfunduar në ShBA

Në një intervistë të dielën mbrëma, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka shpallur si të përfunduar pandeminë e Covid-19, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se qindra amerikanë vdesin nga virusi çdo ditë

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, gjatë intervistës në “60 Minutes” në CBS





Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden e ka shpallur pandeminë të përfunduar në SHBA, edhe pse numri i amerikanëve që kanë vdekur nga Covid vazhdon të rritet.

Bdërsa, Biden ka thënë se “ne kemi ende një problem”, por situata vazhdon të përmirësohet.

Statistikat tregojnë se mbi 400 amerikanë mesatarisht vdesin nga virusi çdo ditë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka thënë javën e kaluar se fundi i pandemisë ishte “në horizont”.

Në një intervistë me programin CBS “60 Minutes” të transmetuar të dielën, Biden ka thënë se ShBA po bënte ende “shumë punë” për të kontrolluar virusin.

“Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë… Mendoj se po ndryshon”, ka thënë ai.

Por, zyrtarët e administratës i thanë mediave amerikane të hënën se komentet nuk sinjalizonin një ndryshim në politikë dhe nuk kishte plane për të hequr urgjencën e vazhdueshme të shëndetit publik Covid-19.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, gjatë intervistës në “60 Minutes” në CBS

Në gusht, zyrtarët amerikanë zgjatën urgjencën e shëndetit publik, e cila ka qenë në fuqi që nga janari 2020, deri në 13 tetor.

Deri më tani, më shumë se një milion amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, raporton BCC, transmeton Dukagjini.

Të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins”, tregojnë se mesatarja shtatë-ditore e vdekjeve aktualisht është mbi 400, me më shumë se 3 mijë të vdekur vetëm gjatë javës së kaluar.

Në janar 2021, për krahasim, më shumë se 23 mijë njerëz u raportuan të vdekur nga virusi gjatë një periudhe të vetme javore. Rreth 65 për qind e popullsisë totale të SHBA-së konsiderohet plotësisht e vaksinuar.

Disa mandate federale të vaksinave mbeten në fuqi në SHBA – duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, personelin ushtarak dhe disa qytetarë jo amerikanë që hyjnë në vend me aeroplan.

Republikanët kryesorë kritikuan vërejtjet e presidentit, me ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, duke postuar në Twitter: “Biden tani thotë se ‘pandemia ka mbaruar’ pasi ai po dëbon dhjetëra mijëra ushtarë të shëndetshëm nga ushtria me mandatin e tij për vaksinën COVID”.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë shprehur optimizëm të kujdesshëm në javët e fundit se bota po shkon drejt një rikuperimi pandemik, por vazhdojnë t’i nxisin njerëzit të jenë të kujdesshëm.

Të hënën, Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, pranoi se situata ishte përmirësuar.

Por, në komentet e bëra në një institut kërkimor në Uashington DC, ai tha se shkalla ditore e vdekjeve mbeti “papranueshme e lartë”.

“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi nëse do të jemi në gjendje të ‘jetojmë me virusin’,” ka thënë Fauci.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se variante të reja Covid-19 mund të shfaqen ende, veçanërisht në muajt e ardhshëm të dimrit.

Shtetet e Bashkuara autorizuan së fundmi vaksina të reja që përputhen me versionin e variantit Omicron që aktualisht dominon në vend, me zyrtarët federalë të shëndetësisë që u kërkojnë amerikanëve që t’i mbajnë të përditësuar vaksinat e tyre.

Javën e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se bota “nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë”.

“Nuk jemi ende aty. Por fundi është në horizont”, ka thënë ai.

Covid-19 gjithashtu vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e SHBA-së, me Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike që raportoi javën e kaluar se sëmundja e lidhur me Covid kishte ulur fuqinë punëtore në SHBA me rreth 500,000 njerëz.

Po ashtu, sipas Biden pandemia ka pasur një ndikim “të thellë” në psikikën e amerikanëve.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë në mbarë botën. SHBA-ja ka pasur numrin më të lartë të vdekjeve, e ndjekur nga India dhe Brazili.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika