Bislimi: Do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit të plotë në NATO

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit të plotë në NATO

Miratimin e avancimit të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lajm të mirë.

Me anë të një postimi në “X”, Bislimi tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.

“Kuvendi Parlamentar sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, shkroi Bislimi.

 

Ndryshe, Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika