Bislimi: Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Krahas kësaj, zëvëndëskryeministri Bislimi ka falenderuar Presidencën Çeke për përkushtimin si dhe grupin parlamentar të social-demokratëve për mirëpritjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE


Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka cilësuar liberalizimin e vizave si një arritje e Kosovës drejt integrimit evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se një datë si e sotmja paraqet një ditë të rëndësishme për Kosovën duke qenë se në të njëjtën ditë, u nënshkrua edhe aplikimi për anëtarësim në BE.

“Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian janë dakorduar ditën e sotme mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Dakordimi, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai.

Krahas kësaj, Bislimi ka falenderuar Presidencën Çeke për përkushtimin si dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Një reagim i tillë i Bislimit vie pas arritjes së marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, marrëveshje në mes Parlamentit dhe Këshillit të BE-së të mërkuren e 14 dhjetorit.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parmantit Evropian.

Nga ana tjetër, Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të mërkurën e 14 dhjetorit.

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit.

Ceremonia është zhvilluar në Kabinetin e Presidentes së Kosovës.

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika