Bislimi shprehet i bindur se Çekia do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, është shprehur i bindur se Republika Çeke do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Zëvendëskryeminsitri i parë në Kosovë, Besnik Bislimi dhe ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky





Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shprehur besim të plotë që Republika Çeke do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu është shprehur ai gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

“E çmojmë faktin që liberalizimin e vizave e keni vendosur lart në agjendë. Kosova do të jetë në agjendë më 13 tetor, ky është hap i rëndësishëm por jo përfundimtar. Kemi besim të plotë qe Republika çeke do të shtyjë përpara këtë proces. Ky është vetëm hapi i parë drejt liberalizimit. Qytetarët e Kosovës e kanë parasysh faktin se ju e keni theksuar se BE-ja duhet të bëjë reforma në Kosovë dhe duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit dhe procesi i liberalizimit të vizave është i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin simbolik, por edhe në politik dhe do të rrisë kredibilitetin e BE-së në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

Ai teksa e ka falënderuar ministrin çek, ka thënë se Kosova është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin me Çekinë.

“Sikurse e dini, para disa javësh kam vizituar Republikën e Çekisë, dhe kam pasur disa takime shumë produktive dhe kjo tregon se sa e fortë është lidhja jonë me Republikën çeke dhe sa e rëndësishme është presidenca çeke”.

“E shpreha falënderimin tim për përkrahjen ekonomike që Republikës çeke që ka ofruar që nga fillimi dhe është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka pasur një përkrahje të fortë për trupat e KFOR-it në Kosovë dhe përkrahje të plotë për të gjitha proceset e integrimit, duke përfshirë edhe aplikimin tonë në Këshillin e Evropës dhe qëllimit tonë për të bërë pjesë e programit të paqes në NATO dhe liberalizimin e vizave”.

“Të gjitha çështjet janë adresuar te vendet skeptike”

Teksa pyetet se a po punon Qeveria e Kosovës që t’i bindë vendet skeptike për liberalizimin e vizave duke shfrytëzuar këtë momentum, Bislimi ka thënë se janë adresuar të gjitha çështjet te të njëjtat shtete.

“Është e jona të shpresojmë, jo z. Lipovsky, sepse e ardhmja e liberalizmit të vizave varet nga kjo. I kemi adresuar të gjitha çështjet te shtetet skeptike. Kemi përfshirje të madhe të Ministrisë së Brendshme të cilat kanë vizituar të gjitha vendet skeptike dhe kanë adresuar çështjet. Dhe tani kemi vendime qeveritare statistika e kështu me radhë, e njëjta është edhe me Ministrinë e Drejtësisë që ndërlidhen me sundimin e ligjit, refugjatët e kështu me radhë”, ka thënë ai.

Hartimi i statutit të Asociacionit, Bislimi: S’janë qëndrime zyrtare, i shohim të pavlera

Bislimi i pyetur edhe për raportimet e mediave serbe se është duke u hartuar statuti i asociacionit, ka theksuar se të njëjtat nuk janë qëndrime zyrtare dhe i sheh si të pavlera.

“Unë jam zv. kryeministër dhe nuk mund t’i kontrolloj se çfarë bëjnë OJQ-të në Serbi, ato mund të hartojnë statute por nuk janë ligjore, nuk kanë vlerë. Ato nuk janë vendime e qëndrime zyrtare të qeverisë sonë dhe i shohim si të pavlera”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Në dokument shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë letër, Çekia thirret edhe në, siç thuhet, arsyet e politikës së jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke rikujtuar se edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar dhe pritet të përsërisë se Kosova i ka përmbushur kushtet.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika