Borrell: BE-ja është e shqetësuar për pasojat për serbët e Kosovës nga vendimi i BQK-së për dinarin

"BE-ja është e shqetësuar për mungesën e konsultimeve paraprake dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës", ka deklaruar Borrell

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja është e shqetësuar për mungesën e konsultimeve paraprake për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Në përgjigjen me shkrim të kryediplomatit evropian të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian dje, thuhet se është dashur të ketë konsultime paraprake për pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“BE-ja është e shqetësuar për mungesën e konsultimeve paraprake dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës. Kjo lidhet veçanërisht me ndikimin e vendimit në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave për momentin”, ka deklaruar Borrell.

Tutje, Borrell ka thënë se çështja e vendimit të BQK-së për operacionet me para të gatshme është dashur të negociohet së bashku me Asociacionin.

“Çështja e vendimit të BQK-së për operacionet me para të gatshme prek çështje që është dashur të negociohen në lidhje me Asociacionin, siç janë statusi dhe financimi i institucioneve të menaxhuara nga Serbia në Kosovë dhe integrimi i tyre në institucionet dhe kornizën ligjore të Kosovës”, është shprehur tutje Borrell.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës dhe se buron nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, teksa ka theksuar se BE-ja ka përgatitur draftin evropian të statutit të Asociacionit, në konsultim me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, duke respektuar marrëveshjet përkatëse nga dialogu, si dhe kornizën ligjore të Kosovës dhe “vijat e kuqe të palëve në masën e mundshme”.

Borrell tutje ka thënë se më 21 tetor të vitit të kaluar, draftstatuti iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, teksa Kosova më 26 tetor njoftoi se do ta pranojë propozimin me kusht që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aneksi dhe vetë draftstatuti i Asociacionit  të nënshkruhet zyrtarisht nga Kurti dhe Vuçiq.

Sipas Borrellit, Serbia ka refuzuar të nënshkruajë dhe se që atëherë nuk ka pasur ndonjë takim në nivel të liderëve për Asociacionin.

“Më 26 tetor, Kosova ka njoftuar BE-në se do ta pranojë propozimin, me kusht që Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Aneksi dhe vetë draftstatuti i Asociacionit  të nënshkruhet zyrtarisht nga Kurti dhe Vuçiqi”, ka theksuar kryediplomati evropian.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika