Borrell për situatën në veri: Qetësia duhet të rivendoset menjëherë

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, ka mirëpritur vendimin e NATO-së për të përforcuar trupat e KFOR-it me 700 ushtarë shtesë. Ai ka kërkuar rikthimin e qetësisë në veri të Kosovës

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Fotografi nga arkivi. Foto: AP

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të përforcuar trupat e KFOR-it me 700 ushtarë shtesë.

Ai ka insistuar në rikthimin e qetësisë në veri të Kosovës.

“E mirëpres vendimin e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të dislokuar 700 trupa shtesë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë koordinimin e ngushtë dhe bashkëpunimin me KFOR-in, përfshirë nëpërmjet misionit tonë Eulex në Kosovë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ndryshe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, të martën, ka bërë të ditur se 700 trupa të NATO-së, do të vijnë në Kosovë, për ta shtuar sigurinë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika