Bosnja do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, ka deklaruar se do të votojë në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë për të përfituar nga avantazhet e ofruara nga organizata ndërkombëtare

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, i cili është edhe kryesues i delegacionit të shtetit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka bërë të ditur se do të votoj pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Në një postim në X, deputeti Magazinoviq ka shkruar se të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës.

“Unë do të votoj duke u bazuar në bindjen se të gjithë qytetarët e Kosovës i meritojnë mundësitë e ofruara nga Këshilli i Evropës, që si shqiptarët, edhe serbët dhe të gjithë të tjerët më në fund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të jetuar në një shoqëri më të avancuar demokratikisht sesa është sot dhe për të ndjerë përparim në shtetin e së drejtës”, ka shkruar ai.

Magazinoviq ka shtuar se vetë opinioni thotë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare individuale lidhur me statusin e Kosovës.

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës këtë të martë diskuton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me një vendim që pritet të merret nëse një shumicë prej 2/3 e deputetëve të pranishëm votojnë për të.

Një votim i suksesshëm do të hapë rrugën për vendimin përfundimtar të Këshillit Ministror.

Konjufca: E padrejtë të vendosen kushte shtesë, i fundit ka qenë për Manastirin

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Pas mbajtjes së fjalimit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Konjufca ka thënë se është e padrejtë të vendosen kushte shtesë për anëtarësim në KiE.

Sipas tij, kriteri i fundit për anëtarësim në KiE ka qenë bartja e tokës Manastirit të Deçanit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika