Britania njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar flotën e fshehtë të naftës, kompanitë e naftës, rrjetet e kriptomonedhave dhe financimin e luftës.

Njoftimi u bë nga sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, gjatë vizitës së tij në Ukrainë. Ai vizitoi, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, vendin e një sulmi me raketa ruse në një zonë të banuar në Pryluky.

Miliband tha se sulmi ishte një tregues i qartë i asaj që ai e përshkroi si qëllimin dhe strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin për të terrorizuar civilët, raporton The Guardian.

Qeveria britanike njoftoi se paketa e re përfshin 38 masa sanksionuese, që synojnë kompani ruse të naftës, cisterna të flotës së fshehtë dhe subjekte që furnizojnë Rusinë me mallra të rëndësishme për industrinë e saj ushtarake.

Sanksionet përfshijnë gjithashtu kompani të kriptomonedhave dhe platforma pagesash që, sipas qeverisë britanike, mund të përdoren për të anashkaluar sanksionet financiare ndaj Rusisë.

Me masat e reja, Britania synon të kufizojë burimet financiare dhe rrjetet e furnizimit që mbështesin ekonominë ruse të luftës.

Të fundit nga rubrika