Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar të hënën se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. “Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar të hënën se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë.
Presidentja është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Brunei.















