Bullgaria distancohet nga deklarata e eurodeputetit bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut
Bullgaria ka reaguar pas notës verbale nga Maqedonia e Veriut, e cila kishte dërguar ndaj saj, për shkak të deklaratave të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski. “Kovaçevski pohon se gjuha maqedonase është origjinale, por maqedonizmi është një ideologji antibullgare, naziste, fashiste dhe bolshevike që ka për detyrë të zhdukë traditën, kulturën dhe historinë bullgare në […]





Bullgaria ka reaguar pas notës verbale nga Maqedonia e Veriut, e cila kishte dërguar ndaj saj, për shkak të deklaratave të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski.
“Kovaçevski pohon se gjuha maqedonase është origjinale, por maqedonizmi është një ideologji antibullgare, naziste, fashiste dhe bolshevike që ka për detyrë të zhdukë traditën, kulturën dhe historinë bullgare në Maqedoni. Është një identitet i rremë që është antibullgar. Ne bullgarët vendosim kush jeni, jo ti Dimitari, as Beogradi apo Kremlini. Maqedonia është bullgare dhe do të jetë e tillë”, kishte deklaruar Xhambaski.
Ndërsa, shteti i Bullgarisë është distancuar nga këto deklarata.
“Bullgaria gjithmonë ka kërkuar të forcojë dhe thellojë miqësinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria ka bërë shumë përpjekje për realizimin e këtij qëllimi gjatë viteve të fundit”, thuhet në deklaratën e MPJ-së bullgare.
“Janë absolutisht të papranueshme deklaratat publike që fyejnë apo provokojnë palën tjetër dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të shtetit bullgar”, kanë theksuar MPJ-a e Bullgarisë.
Eurodeputeti i Bullgarisë, Angel Djambaski, ka lëshuar disa deklarata që kanë të bëjnë me pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, ku i ka shtyrë institucionet e kësaj të fundit, të dërgojnë notë verbale ndaj Sofjes zyrtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar me notë verbale ndaj Republikës së Bullgarisë, për shkak të deklaratave të deputetit bullgar, Angel Djambaski, i cili është edhe eurodeputet në Parlamentit Evropian.
Sipas MPJ-së, është e papranueshme që një zyrtar i lartë i shtetit të Bullgarisë, të përdorë fyerje kaq të rënda ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ambasadës së saj në Sofje, dërgoi një notë verbale ku shpreh pakënaqësinë e saj ekstreme lidhur me deklaratat e fundit publike nga një deputet i Parlamentit Evropian dhe bashkëpresident i politikës cs partia VMRO-BND, Angel Djambaski”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
“Dërgimi i kërcënimeve dhe fyerjeve të rënda, lëndimi i dinjitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj, z.Djambaski është në kundërshtim me angazhimet dhe aspiratat e shprehura në Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në mes të dy vendeve”.
Ndërkohë, Shkupi zyrtarë ka treguar se presin reagim nga shteti i Bullgarisë, pas notës verbalet të dërguar.




















