Çeku reagon pas provokimit të serbëve në Katar: Mesazhe gjenocidale e urrejtjeje ndaj Kosovës

Para ndeshjes me kombëtaren e Brazilit, në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, për këtë ka reaguar ministri Çeku duke thënë se këto imazhe të turpshme shfaqin mesazhe urrejtje, ksenofobike dhe gjenocidiale ndaj Kosovës duke shfrytëzuar platformën e FIFA-s

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka reaguar për veprimin e kombëtares së Serbisë, futbollistët e së cilës kishin vendosur hartën e Kosovës në flamurin serb.

Ai ka thënë se këto imazhe të turpshme shfaqin mesazhe urrejtje, ksenofobike dhe gjenocidiale ndaj Kosovës duke shfrytëzuar platformën e FIFA-s.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore”, ka shkruar Çeku në Twitter.

Ai theksoi se pret veprime konkrete nga FIFA pasi Federata e Futbolli të Kosovës është një anëtare me të drejtë të plota në FIFA dhe UEFA.

“Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shtuar Çeku.

FFK paraqet ankesë në FIFA për vendosjen e hartës së Kosovës në flamurin e Serbisë

Para ndeshjes me kombëtaren e Brazilit, në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Gjithashtu Federata e Futbollit e Kosovës, ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin e kombëtares së Serbisë, futbollistët e së cilës e kishin vendosur hartën e Kosovës në flamurin serb.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika