Çfarë është Traktati i Kartës së Energjisë dhe pse është kaq i diskutueshëm?

Traktati i Kartës së Energjisë është krijuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në sektorin e energjisë, pjesë e këtij traktati janë 53 shtete ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Rusia janë eksportuesit më të mëdhenj të energjisë

Foto ilustrim

E nënshkruar në Lisbonë në dhjetor 1994, Traktati i Kartës së Energjisë (TKE) është krijuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në sektorin e energjisë midis dy anëve të Perdes së Hekurt.

Traktati ofronte garanci shtesë për investitorët perëndimorë që kërkonin të bënin biznes në ish-shtetet sovjetike, të cilat më pas po kalonin drejt një modeli të kapitalizmit të tregut dhe kishin shumë burime fosile në pritje të shfrytëzimit.

Sipas TKE-së, investitorët mbroheshin kundër aksesit diskriminues, shpronësimit, nacionalizimit, shkeljeve të kontratës dhe rrethanave të tjera të papritura që mund të ndikonin në pritjet e tyre të fitimit.

Marrëveshja është rritur me kalimin e kohës dhe sot ka 53 nënshkrues, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian, raporton euronews.

Eksportuesit e mëdhenj të energjisë, si Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Rusia, nuk janë të detyruar nga marrëveshja.

Dispozitat e traktatit mbulojnë aspektet kryesore tregtare të tregtisë së mallrave të energjisë (si lëndët e para ashtu edhe produktet e rafinuara), investimet, transitin dhe efikasitetin.

Veçanërisht, TKE vendos një sistem privat arbitrazhi përmes të cilit investitorët dhe kompanitë mund të padisin vendet dhe të kërkojnë kompensim për ndryshimet e politikave që kërcënojnë sipërmarrjet dhe të ardhurat e tyre të biznesit.

Si marrëveshje ndërkombëtare, vendimet e këtij arbitrazhi janë ligjërisht të detyrueshme.

Franca njofton se do të tërhiqet nga traktati i diskutueshëm i energjisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika