Çfarë përmbanë modeli kroat për Asociacionin?

Modeli që Kroacia e ka në zbatim për pakicën serbe, është përmendur si një prej shembujve për të cilin edhe qeveria e Kosovës është duke e shtyrë përpara për të aplikuar në vend. Por se çfarë përmbanë ky model dhe a mund të implementohet në Kosovë, kanë treguar njohësit e rrethanave politike në vend

Disa prej kritereve që i permendi emisari Miroslav Lajçak për statutin e Asociacionit, plotësohen nga një prej shembujve që po përmendet më së shpeshti këto ditë.

Është modeli i shtetit të Kroacisë për pakicën serbe atje, që përputhet me ato që diplomati sllovak i përmendi, si të bazuara në normat dhe vlerat e BE-së, dhe në pajtim me modelet ekzistuese evropiane.

Por çfarë përmban ky plan dhe ku e ka bazën tregon njohësi i rrethanave politike, Artan Muhaxhiri.

Artan Muhaxhiri, analist ka thënë se “Ideja kryesore e planit kroat është që të ketë autonomi kulturore, arsimore dhe identitare pra në Kroaci serbët insistojnë në ruajtjën e identitetit të tyre dhe në një autonomi kulturore”.

Megjithatë, sipas tij, një model i tillë është veshtirë i implementueshëm në Kosovë.

Muhaxhiri ka thënë tutje se “Raporti I Kroacisë me Serbinë nuk është i njejtë me raportin e Kosovës me Serbinë dhe për këtë arsye unë mendoj që nuk do të merret shumë parasysh edhe pse është mirë që Kurti e ka vendos në tavolinë si ide nga i cili mund të nis edhe debati gjithmonë duke e krahasuar planin e ekipit menaxhues”.

Ndërsa sipas, Arbnor Sadikut ky model do të ishte më I miri po të pajtoheshin dy palët.

Arbnor Sadiku, analist ka thënë se “Ky model është një model I cili I promovon të drejtat e serbëve në Kroaci në kuptimin e arsimit, kulturës edhe sportit por natyrisht është një model koxha më original krahasuar me të drejtat që I kanë serbët e Kosovës bazuar edhe në pakon e Ahtisarit. Natyrisht që ky model do të ishte ideal po të pajtoheshin dy palët për ta implement”.

Në Kroaci, vepron Këshilli Kombëtar i Serbëve, që si institucion merret me vetqeversjen e serbëve që jetojnë në Kroaci, si edhe me aspektin e të drejtave të njeriut e integrimit të tyre në shoqërinë kroate.

Më herët, Qeveria e Kosovës, kishte shprehur gatishmërinë që të diskutojnë edhe për mundësinë e themelimit të një Këshilli Kombëtar për Serbët, të bazuar në atë që  e kanë shqiptarët në Serbi.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika