Cillian Murphy është “njeriu më i rëndësishëm që ka jetuar ndonjëherë” në trailerin e parë të ‘Oppenheimer’

Aktori i njohur nga seriali i famshëm Peaky Blinders, Cillian Murphy është cilësuar si njeriu më i rëndësishëm që ka jetuar ndonjëherë në trailerin e parë të filmit 'Oppenheimer'

Cillian Murphy, i cili luan rolin e Robert Oppenheimer në filmin "Oppenheimer".

Universal Pictures ka publikuar trailerin e parë për filmin “Oppenheimer” të regjisorit, Christopher Nolan, i cili është i njohur për shumë filma të suksesshëm si Batman, Interstellar, Inception dhe shumë të tjerë.

Traileri i publikuar në formën e një numërimi mbrapsht minutë pas minute deri në daljen e filmit, ku pamjet e para fokusohen në aktorin Cillian Murphy, të cilin zëri në  e mban atë si “njeriu më i rëndësishëm që ka jetuar ndonjëherë”.

Filmi shënon bashkëpunimin e gjashtë të Murphy me regjisorin Nolan, i cili është pesë herë i nominuar për Oscar.

Përmbledhja zyrtare e Universal e paraqet filmin si një “thriller epik që fut audiencën në paradoksin pulsues të njeriut enigmatik që duhet të rrezikojë të shkatërrojë botën për ta shpëtuar”.

Cillian Murphy, i cili luan rolin e Robert Oppenheimer në filmin “Oppenheimer”.

Robert Oppenheimer, i cili njihet si ‘Father of the Atomic Bomb’, ishte një lojtar vendimtar në Projektin Manhattan, një eksperiment shumëkombësh që projektoi dhe ndërtoi armët e para bërthamore të përdorura për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Oppenheimer, të cilin do ta luajë në film Cillian Murphy është paraqitur në pamjet bardh e zi me shpërthime zjarri dhe me orë numërimi mbrapsht që i shton dramë edhe më shumë klipit të shkurtër.

“Bota po ndryshon, po reformohet. Ky është momenti juaj,” dëgjohet të thotë Katherine, të cilën e luan aktorja Emily Blunt, si gruaja e Oppenheimer-it të Murphy në fillim të trailerit.

Blunt ka luajtur filma të ndryshëm, por filmi i saj i fundit ishte Quite Place, i cili ishte me dy pjesë dhe mjaftë i suksesshëm.

Aktorja Emily Blunt, pjesë e filmit ‘Oppenheimer’

“Oppenheimer” bazohet në “American Prometheus: The Triumph and Tragedy of J. Robert Oppenheimer”, pra është biografia e vitit 2005 e fizikanit teorik që ndihmoi në zhvillimin e bombës së parë bërthamore.

Në rolin kryesor Murphy së bashku me Emily Blunt është një kast mbresëlënës, duke përfshirë aktorët Matt Damon, Robert Downey Jr. dhe Florence Pugh, dhe shumë të tjerë, raporton ABC News.

Posteri nga filmi ‘Oppenheimer’

Oppenheimer do të publikohet më 21 korrik të vitit 2023 në të njëjtën ditë një tjetër film i shumëpritur, ‘Barbie’ i Greta Gerwig, do të shfaqet në kinema, pjesë e filmit është raportuar se do të jetë edhe ylli botëror me origjinë nga Kosova Dua Lipa.

Ndërsa, filmi Oppenheimer ka qenë në prodhim që nga fundi i muajit shkurt i vitit 2022.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika