Çitaku: Marrëveshja gjithëpërfshirëse pa njohje reciproke s’është finale, Kurti të sqarojë se pse është katandisur procesi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar sqarim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se pse, sipas saj, është katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët të thonë se tani nuk është koha për njohje reciproke

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Kjo pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se njohja reciproke është e pamundur në dialogun Kosovë-Serbi.

Çitaku në një postim në Facebook, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të sqarojë se si u shpie procesi që e shtyu SHBA-në të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse. Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?”, ka shkruar ajo.

“Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion. Ja gjenialiteti i Kryeministrit”, shtoi ajo.

Ndryshe, gazetari i The Economist, Tim Judah, ka publikuar një artikull lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, i cili titullohet “A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?”.

Ai ka intervistuar disa figura kyçe në mesin e politikanëve e aktivistëve që kanë impakt në zhvillimet politike, e një ndër ta është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur skeptik pas tensioneve të fundit në veri.

Ai ka theksuar se tani për tani Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Ai më tutje tregoi se, përderisa qëllimi i fundit ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ‘e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen’”, rrëfen Judah, duke perifrazuar dhe cituar ambasadorin Hovenier, transmeton Portali Dukagjini.

Hovenier ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë hap i përkohshëm drejt njohjes mes këtyre dy vendeve, si vende të pavarura.

“Nëse e shihni këtë marrëveshje, këtë angazhim si një hap të përkohshëm drejt saj… ka mundësi reale”, ka thënë Hovenier.

Lidhur me këtë temë, Judah e ka pyetur edhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili ka vlerësuar se në 20 vitet e fundit, tensionet ndërmjet dy shteteve nuk kanë qenë asnjëherë më të larta.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika