Çitaku: Nëse LVV e voton Projektligjin për Specialen, tërheqim lëndët nga Kushtetuesja

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë një ofertë publike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë projektligjin e dorëzuar sot, PDK-ja është e gatshme të tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese.

“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër”, ka shkruar Çitaku.

Deklarata e saj vjen pasi PDK-ja të hënën ka proceduar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

PDK-ja dorëzon në Kuvend kërkesën për plotësim-ndryshim të Ligjit për Specialen

Ndërkohë, LVV ka deklaruar se fillimisht pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe se projektligjin do ta shqyrtojë nga aspekti juridik, përfshirë edhe efektet që mund të ketë në procedurat pranë Dhomave të Specializuara.

LVV: Presim vendimin e Kushtetueses, çdo veprim për Specialen duhet të vlerësohet me kujdes

Të fundit nga rubrika