Çitaku: Zoti Vuçiq, ju e dini shumë mirë se policia dhe ushtria serbe nuk do të shkelin kurrë më në Kosovë

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës





Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cil ka thënë se do të kërkojë në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, do të dërgojë nga KFOR-i lejimin e dislokimit të forcave serbë në Kosovë.

Ndërsa nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka thënë se “Zoti Vuçiq, ju e dini shumë mirë se policia dhe ushtria serbe nuk do të shkelin kurrë më në Kosovë”.

“Lexoni marrëveshjen e Kumanovës dhe më pas lexoni aktvendimin e GJND-së”, ka deklaruar ajo.

“Le të pranojmë faktet, të përpiqemi të jemi të këndshëm si fqinjë dhe të vazhdojmë përpara”, ka shkruar në Twitter Çitaku.

Çitaku  ka përfunduar duke e thënë se “Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë marrë vendim që t’i kërkojnë KFOR-it që të lejojë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

“Është rënë dakord për një tekst që do t’i dërgohet komandantit të KFOR-it për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë që parashihet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Vuçiq.

Me tej, Vuçiq ka thënë se për ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq, nuk do të dorëzohen por, do të luftojnë.

“Nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim. Këtë le ta dinë të gjithë ata që vijnë tek unë në ditët në vijim. Unë nuk shqetësohem për çmimin që do të paguaj personalisht. Mesazhi im mbetet, nuk ka dorëzim dhe po i them Suzana Pantiqit dhe fëmijëve të saj se do të luftojmë për burrin dhe babanë e tyre”, ka kërcënuar Vuçiq.

Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244


 





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika