Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

Opinionet ligjore të tri institucioneve të ndryshme, e kishin lënë në pritje kalimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nga qeveria tek kuvendi për aprovimin final. Por se çka kishin shkruar në ato opinione ligjore, pak është diskutuar. Shohim në vazhdim kronikën për këtë temë.

Para se të procedohej nga Qeveria për në Kuvend për votim për ndryshimet e propozuara për ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën u dhanë tri opinione nga departamentet përgjegjëse.

Opinioni i parë është ai i ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte thënë se duke pasur parasysh që ligjit lidhet me Kushtetutën, duhet vlerësim i mëtejm nga Kuvendi.

“Duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku edhe është ndërmarrë nisma legjislative në fjalë.”

Një tjetër opinion, por që flet për implikimet financiare, është ai i departamentit të buxhetit në kuadër të Ministrisë së Financave.

Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial që vazhdimisht ankohen për mungesë të buxhetit të mjaftueshëm, mund të ballafaqohen me shpenzime shtesë, për zbatimin e këtij ligji.

“Ky projektligj do të zbatohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore, Apelit ose Supremes në Prishtinë dhe nga Këshilli Prokurorial Kosovës (KPK) përkatësisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ndarjet buxhetore të planifikuara me Ligjin me Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për KGJK -në dhe KPK-në për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028 janë në shumë të përgjithshme prej 181,079,607 euro, të shpërndara për vite, numër të punëtorëve dhe kategori.”

Në këtë dokument thuhet se çdo kosto shtesë që rrjedh si rezultat i obligimeve ligjore nga zbatimi i këtij ligji duhet të adresohet në planifikimet e rregullta buxhetore.

I fundit dokument i renditur që flet për ndryshimet e propozuara, është ai i zyrës së kryeministrit e që është i fokusuar në përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar synon të krijoj mekanizma të strukturuar institucionalë, kornizë të qarta juridiksionale, të ruaj garancitë e gjykimit të drejtë, paanshmërinë gjyqësore dhe sundimin e ligjit bazuar në aktet ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të BE-së për pavarësinë gjyqësore dhe drejtësinë penale.”

Ndryshimet ligjore të ligjit për Dhomat e Specializuar për Kosovën, kaluan të martën në lexim të dytë, në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika