Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i fuqishëm në Instagram

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i fuqishëm në Instagram, që do të luajë në Kupën e Botës 2022. Pas tij, janë Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe. Ndërsa, Jadon Sancho është shpallur futbollisti anglez më me ndikim në Instagram.

Cristiano Ronaldo





Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë futbollisti më me ndikim në rrjetin social Instagram, ku pas tij janë Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët do të luajnë në Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi portugez Ronaldo ka pasur një rritje prej 48 për qind të ndjekësve vitin e kaluar.

Ai mesatarisht ka më shumë se 3.5 milionë dollarë në vlerë mediatike për postim, sipas analistëve Nielsen Gracenote.

Shoku i skuadrës së Manchester United, Jadon Sancho është lojtari anglez më me ndikim, ndërsa Gavi është ylli i madh me një rritje prej 5 mijë e 165 për qind të ndjekësve.

Lionel Messi, Nymar dhe Kylian Mbappe

Renditjet bazohen në mjetin e matjes së influencuesve të Nielsen, i cili vlerëson totalin e ndjekësve, rritjen e ndjekësve, shkallën e angazhimit dhe vlerën mesatare të markës për postim në Instagram për të dhënë një vlerë totale mediatike.

Ai renditi lojtarët që pritet të paraqiten në Kupën e Botës 2022 në Katar, raporton BBC, transmeton Dukagjini.

Ronaldo ka 480 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa Messi i Argjentinës ndiqet nga 360 milionë njerëz, një rritje prej 38 për qind në 12 muajt e fundit, dhe prodhon 2.6 milionë dollarë vlerë mediatike për postim.

Treshja sulmuese e Paris St-Germain e Messi, Neymar dhe Mbappe renditen respektivisht në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt pas Ronaldos, secila mesatarisht më shumë se 1 milion dollarë për postim.

Statistikat e rënditjes së futbollistëve më me ndikim në Instagram nga BBC

Nga 10 më të mirët, Vinicius Junior i Brazilit pati rritjen më të madhe në ndjekje nga çdo lojtar me një rritje prej 90 për qind, pasi shënoi fituesin në finalen e Champions League për Real Madridin kundër Liverpool.

Francezi N’Golo Kante renditet i teti në listë dhe ka përqindjen më të lartë të angazhimit nga çdo lojtar në top 10 me postimet e tij, me 11 për qind.

Ylli tjetër i madh i mediave sociale duket të jetë Gavi i Spanjës, ndjekësit e të cilit janë rritur me më shumë se 5 mijë për qind në 6.2 milionë. Postimet e tij kanë një përqindje angazhimi prej afro 30 për qind.

Brazilianët Raphinha dhe Antony janë të dytat dhe të tretat në renditjen e futbollistëve të suksesshëm me rritje të madhe në numrin e ndjekësve të tyre pas transferimeve të verës te Barcelona dhe Manchester United respektivisht.

Ndërkaq, Franca mund të jetë skuadra më me ndikim në mediat sociale në Kupën e Botës 2022, me 11.7 milionë ndjekës në faqen e saj zyrtare.

Kjo kalon Brazilin dhe Portugalinë, të cilët kanë përkatësisht 11.3 milionë dhe 10.3 milionë. Veçanërisht, 86 për qind e ndjekësve të Portugalisë jetojnë jashtë vendit evropian.

Anglia është e katërta me 8.5 milionë ndjekës. Nga lojtarët e tyre, anësori Sancho është më me ndikim, ai ka 8.9 milionë ndjekës, një rritje me 21 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa ai ka një përqindje të shëndetshme të angazhimit prej 8 për qind në postime.

Jadon Sancho

Disa lojtarë të rinj anglezë kanë pasur përparime të dukshme në mediat sociale, duke përfshirë Jack Grealish i cili tani ka më shumë se pesë milionë ndjekës dhe Aaron Ramsdale, ndjekja e të cilit ka shpërthyer me 920 për qind gjatë 12 muajve të fundit pas bashkimit me Arsenalin.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika