Gazetari Shkëlzen Dakaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila lidhet me reagimin e bizneseve për zbatimin e fazës së dytë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Në FIVE të Dukagjinit, Dakaj e cilësoi deklaratën e Kurtit si “jashtëzakonisht të frikshme” dhe përmbajtësisht si një “kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj bizneseve”.

Protesta e bizneseve, Kurti: Koha e barrikadave ka kaluar, s’do të lejojmë të vendosen të reja

Kurti, gjatë një mbledhjeje të Qeverisë në detyrë, kishte thënë se “koha e barrikadave ka kaluar” dhe se nuk do të lejohet që 1% e bizneseve të bllokojnë rrugët në kurriz të 99% të tjerëve.

Por për Dakajn, ky mesazh është një paralajmërim i rrezikshëm.

“Deklarata te Kurti ishte jashtëzakonisht e frikshëm e për faktin që një lloj kërcënimi që ua dha bizneseve. E aq ma tepër kur vjen prej Albin Kurtit… ne e dimë qysh janë hjek barrikadat. Por edhe krahasimi është i frikshëm. Me i krahsu bizneset e Kosovës, që pjesa më e madhe e tyre sot ishin prodhues, që ishin sot, e me i krahasu me bandit serbe të veriut, kur barikadojshin dhe detyrojshin njësitet special të Policisë me intervenu dhe me I largu. Jo është deklaratat skandaloze”, ka thënë Dakaj në FIVE.

“Ishte kërcenim se nuk do të kemi mëshirë as ndaj juve. Ka përfunduar koha e barrikadave, dihet qysh ka përfunduar atje. E tmerrshme, se këtu jemi duke folur për interesat e një grupi të caktuar, por është ekonomia e vendit tonë. Fuqia e biznese në vendin tonë, të cilët janë taksapagues, janë punëdhënës… madje impkati që ka kjo rritje, që ndikon te xhepi i secilit qytetar”, ka shtuar Dakaj.