Deklarohet polici Smakiqi për RTV Dukagjini, thotë se s’ka pasur probleme më parë me familjen Lushtaku

Si pasojë e një përleshje të ndodhur të shtunën e dy korrikut, në Skenderaj, kanë mbetur të plagosur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Smakiqi, ka mohuar të ketë pasur probleme të mërpashme me familjen Lushtaku

Ilustrim

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Smakiqi, pas përleshjes me Nuredin Lushtakun dhe disa familjarë të tij, të shtunën e dy korrikut, ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti në një prononcim të shkurtër për RTV Dukagjini, ka mohuar të ketë pasur probleme të mërpashme me familjen Lushtaku.

Lidhur me rastin, Smakiqi ka deklaruar se ishte në orarin e tij të zakonshëm të punës duke e kryer detyrën zyrtare.

“Unë nuk kam pasur kurrë problem me familjen e Lushtakut. Unë kam qenë duke e kryer punën zyrtare”, ka thënë ai.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur hetime ndaj tij nga Inspektorati Policor, Smakiqi ka thënë se për këto detaje janë organet kompetente.

“Unë ju tregova, më falni por për më hollësisht janë organet kompetente”, shtoi ai.

Si ndodhi rasti?

Ndryshe, si pasojë e një përleshjeje të ndodhur të shtunën e dy korrikut, në Skenderaj, kanë mbetur të plagosur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

I përfshirë në rastin ishte ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa nga familjarët e tij.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Të hënën e katër korrikut, në Gjykatën themelore në Mitrovicë, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku, ishte deklaruar se rrethanat e këtij rasti janë të montuara kundër tij.

Por, pavarësisht kësaj, Nuredin Lushtakut, dhe të pandehurve të tjerë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Çerkini, ka thënë se si avokat mbrojtës do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Klienti im tri herë është paraqitur vullnetarisht në polici, nuk ka pasur nevojë për këtë masë”, është shprehur Çerkini.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika