Demarkacioni me Malin e Zi, shtatë vjet nga ujdia e kontestuar

Më 26 gusht të viti 2015, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ai i punëve të brendshme Skender Hyseni, vendosën firmën e tyre në ujdinë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Këtë vit demarkacioni me Malin e Zi ka shënuar shtatë vjetorin

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacion

Shtatë vjet më parë, dy ministra të qeverisë së Kosovës nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme në Vienë.

Më 26 gusht të viti 2015, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ai i punëve të brendshme Skender Hyseni, vendosën firmën e tyre në ujdinë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ky nënshkrim dhe ai për asociaicon shkaktuan trazira në Kosovë nën arsyetimin se humbën 8 mijë hektarë tokë, ndërsa në Kuvendin e Kosovës u përdor edhe gaz lotsjellës.

Aty po kundërshtohej ratifikimi i kësaj marrëveshje, ndërsa rezistenca kundër miratimi të saj që kërkonte dy të tretat zgjati 3 vjet.

Ujdia mes Prishtinës e Podgoricës, arrit të ratifikohej në Parlament tek pas një marëveshje tjetër formale mes ish presidentit Hashim Thaci dhe presidentit malazias, Milo Gjukanoviq, ndërsa në Pristhinë postin e kryeministrit e kishte marr Ramush Haradinaj, kundërshtari më i ashpër i demarkacionit.

Por, ndonëse kanë kaluar katër vjet nga ajo kohë asnjë hap nuk është bërë në drejtim të rishikimit të kurfirit mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Nga ajo koha, në Prishtinë janë ndërruar tre kryeministra mirëpo verpime konkrete asnjëherë nuk janë bërë.

Madje veprime të tilla nuk janë parë as nën qeverisjen e Albin Kurtit, që poashtu ka qenë ndër kundërshtarët e fortë të marrëveshjes së demarakcionit me Malin e Zi.

Për këtë temë Kurti kishte folur para katër muajsh e ku kishte thënë se po e pret inaugurimin e qeverisë së Dritan Abazoviqit, që tashmë është rrëzuar.

Të heshtur Qeveria e Kosovës kanë qëndruar edhe në pyetet që Radio Televizioni Dukagjini ua ka aderesuar.

Ndërkohë, ish-anëtari i Komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare Hamit Basholli thotë se rishikimi duhet të ndodhë patjetër veçse sipas tij asgjë nuk mund të bëhet pa gatishmërinë e të dyja palëve.

Hamit Basholli, ish anëtar i Komisionit për Demarkacionka thënë: Një kufi kërkon dy palët, qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës besoj pret rishqyrtim të vijë kufitare, gjegjësisht segmented të cilat ne i kemi potencuar në drejtim të kullës dhe Cakorrit të cilat janë përcaktuar keq, por për këtë duhet pajtimi edhe i qeverisë së Malit të Zi. Duhet të gjendet një momentum politik që I bashkon dy palët në mënyrë që të rishqyrtohet vija kufitare.

Hamit Basholli, ish- anëtar i Komisionit për Demarkacion

Nga ana tjetër ish deputeti i Vetëvendosjej Ali Lajçi vazhdon të mbajë qëndrimin se territori i Kosovës është humbur nga kjo marrëveshje.

Ali Lajçi, Ish-deputet i VV-së ka thënë: Demarkimi është quajt demarkim dhe duhej të ishte demarkim faktikisht është bërë delimitimi që do të thotë është bërë një vijë e re kufitare, por jo demarkimi, në rutinisht i themi demarkimi. Ky ishte një projekt që e ka rrudhur territorin e Kosovës edhe ashtu të rrudhur me program kombëtar e ç’është më keq e ka rrudhur me vetëdije dhe disa presione të rrejshme.

Ali Lajçi, ish-deputeti i VV-së

Pak muaj më parë tashmë ish-kryeministri malazez Dritan Abazoviq pati deklaruar se puna e demarkacionit është e mbyllur dhe nuk është më debat në Mal të Zi.

Por, në po të njejtën periudhë kohore presidenti Milo Gjukanoviq përmes një deklarate ka lënë të hapur mundësinë e korrigjimit të kufijve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika