Deputeti i VV-së fton sindikatën dhe mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor

Në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet për grevën e BSPK-së, deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka thënë se nga Qeveria nuk ka barrikadim. Sipas tij, sindikata dhe mësimdhënësit duhet t'i kthehen procesit mësimor, e paralelisht me të, të vazhdojë edhe dialogu social

Ardian Gola, Deputet i LVV-së gjatë seancës plenare të 15 shtatorit 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i ka bërë ftesë sindikatës dhe mësimdhënësve që t’i kthehen procesit të rregullt mësimor dhe të vazhdohet dialogu social mbi premisat e artikulimit dhe ushtrimit racional të arsyes.

Në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet për grevën e BSPK-së, Gola ka thënë se nga Qeveria nuk ka barrikadim.

“Dialogu social duhet të ngritet, kërkesat kur bëhen duhet të jenë në nivel të mbështetjes ligjore dhe të artikulimit racional dhe pastaj mund të themi se kemi një lloj relacioni konstruktiv Qeveri me palët e tjera jashtë qeveritare”, ëhstë shprehur ai.

Ai ka potencuar se ka përpjekje për të ngritur nivelin e dialogimit social dhe sipas tij, kërkesat që vijnë nga sindikatat ose grupet e tjera duhet të jenë të mirëplanifikuara dhe argumentuara racionalisht.

“Nuk ka barrikadim nga qeveria, nuk mund të kuptoj se si mund të quhet barrikadim kur qeveria ka bërë lëvizje në drejtim të përmbushjes konkrete të kërkesave sindikale”, shtoi Gola.

“Qeveria Kurti po mendon se duhet të vazhdojë misionin e vet si e majtë progresiste që është edhe në emancipimin social, në ngritjen e nivelit të dialogimit social, për shkak se mënyra se si është dialoguar më herët them se shtetin gjithmonë e kannë vendosur në pozita defansive”, ka thënë Gola.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika