Deri në 4 orë pritje në Merdarë

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të enjten e 5 janarit qytetarët po presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova, në pikën kufitare në Merdarë

Kolonat e gjata

Të enjten e pesë janarit, Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Qytetarët duhet të presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë nëpërmjet pikës kufitare, Merdarë.

Pritjet për dalje të kjo pikë kufitare raportohet të jenë 200-240 minuta, kurse në hyrje 3-5 minuta.

Ndërkaq, kolona në dalje të kësaj pike është dy mijë metra.

Pritje mbi dyorëshe për të dalë nga territori i Kosovës për në atë të Serbisë është edhe te pika Dheu i Bardhë.

Te kjo pikë kufitare pritjet në dalje raportohen të jeni deri në 180 minuta, ndërsa në hyrje 5-10 minuta.

Kolona në dalje raportohet të jetë deri në dy mijë metra.

Pritjet deri në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova janë edhe te pika kufitare Mutivodë.

Mbi dy orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika