“Dështim i madh politik e kombëtar”, Krasniqi: Në më pak se tri javë, Kurti pranoi gjithçka çka kishte premtuar se nuk do të pranonte

“Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar marrëveshjen e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, në Ohër, për aneksin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi tha se Kurti në më pak se tri javë pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte përgjatë tërë jetës së tij politike.

“Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Por, Krasniqi ka theksuar se përtej “mashtrimeve të Kurtit” Kosova mbetet brenga e tij, qytetarët e Kosovës dhe brezat e ardhshëm.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka shtuar ai.

Ai tha se kjo marrëveshje është dështim i madh politik e kombëtar.

“Marrëveshja pa njohje reciproke, e përqendruar në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komunitetin serb dhe pa garanci për integrimin euro-atlantik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, ka përfundaur Krasniqi.

Gjatë të shtunës në mbrëmje, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e aneksit të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Borrell tha se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë zbatimin e nenit të 7 të planit evropian, ku në nen thuhet se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e kaluara, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Më lejoni të fiksohem në disa pika specifike Kosova është pajtuar që menjëherë të nisë zbatimin e nenit 7 të planit evropian, për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhmit për serbët në Kosovë, palët po ashtu janë pajtuar për të miratuar deklaratën për personat e pagjetur të negociuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si çështje urgjente. Më duhet të theksoj se fillimisht kemi propozuar një aneks me të detajuar, më ambicioz, por fatkeqësisht palët nuk kanë arritur një marrëveshje për atë version më të detajuar”, ka thënë Borrell.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika