Dështon për të pestën herë konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Ka dështuar për herë të pestë që të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore

Ka dështuar për herë të pestë që të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore.

Kjo për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marrë pjesë në mbledhje. Ky bojkotim i mazhorancës është duke ndodhur pasi, sipas tyre, opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan EO.

Kryesuesi i këtij komisioni, Rashit Qalaj, tha se është shqetësuese se si partia në pushtet është duke bojkotuar konstituimin e Komisionit.

“Siç e shihni, edhe sot po mungojnë pa arsye deputetët e VV-së. Me të vërtetë është shqetësuese që një parti që është thirrur vazhdimisht në sundimi e ligji dhe të drejta pengon iniciativat e cila është duke preokupuar të gjithë qytetarët. Mungesa e VV-së i shton dyshimet për shkak se i frikësohen daljes në publik të keqpërdorimeve me rezervat shtetërore”, ka thënë Qalaj.

Ai tha se kanë dërguar kërkesë në Zyrën Ligjore të Kuvendit që të tregohet se si duhet që të veprohet pas bojkotimit të deputetëve të VV-së.

“Këto dyshime për mua tashmë janë më shumë se dyshime për shkak se nuk e kemi mbështetjen e partisë në pushtet. Pra, sot është hera e pesë e tentimit të kostituimit të këtij Komisioni me të vetmin qëllim që të mbulojnë të gjitha ato dyshime për keqpërdorime për rezervat shtetërore. Ne i kemi dërguar një shkresë Zyrës Ligjore të Kuvendit te kryetari i Kuvendit se si të veprohet tutje pas bojkotimit të deputetëve të VV. Ende nuk kemi pranuar ndonjë vendim. Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje për konstituimim e këtij Komisioni”, ka vijuar ai.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se anëtarët e pozitës nuk po marrin pjesë në mbledhje për shkak se nuk dëshirojnë që të zbardhet e vërteta në lidhje me rezervat e shtetit.

Ajo shtoi se mospjesëmarrja e deputetëve të VV-së në konstituimin e këtij komisioni është duke u bërë me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.

“Është e qartë se ata nuk dëshirojnë që të marrin pjesë që të zbardhin të vërteta. Ata nuk marrin pjesë këtë sepse janë nxënës të mirë të Kurtit. Mospjesëmarrja e tyre këtu është për shkak të urdhrit të Albin Kurtit. Unë propozoj që ky Komision të thirret prapë të premten deri sa ata të lodhen. I kisha bërë thirrje Albin Kurti që t’i lëshojë nxënësit që të vijnë në orën e mësimit”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se VV-ja është duke i fshehur keqpërdorimet.

“Po shihet qartë se ata nuk do të vijë dhe në çdo mënyrë do të mundohen që të pengojnë. Mendoj që kjo duhet të thuhet qartë këtu po e fshehin hajnin, po i fshehin keqpërdorimet dhe po jeni pengues të interesit publik. Mendoj që është e udhës që në ditët në vijim të kemi saktë se kush do të jetë dëshmitar, të mos fshehet, të bëhet qartë që mazhoranca e ka interes që t’i mbrojë ata dëshmitarë”, tha ai.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), të martën ka përmendur emrat e deputetëve, të cilët po e pengojnë formimin e këtij komisioni.

Cakolli në Facebook teksa ka listuar emrat e deputetëve ka pyetur se pse të njëjtit po e pengojnë këtë proces, pavarësisht se 69 deputetë kanë votuar për formimin e këtij komisioni – përfshirë edhe partinë në pushtet.

“Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vetë partinë në pushtet”, ka shkruar Cakolli.

Ndërkaq, takimi i radhës për konstituimin e këtij komisioni u vendos që të mbahet përsëri të ejten në orën 09:30.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika