Sërish ka vazhduar ngërçi politik në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku partitë opozitare kanë refuzuar propozimin e kandidatëve për Komision ad-hoc të verifikimi të mandateve të deputetëve por edhe votimin e këtij komisioni.

“56 pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, ska korum, shihemi me 15 maj në 10:30”, njoftoi Dehari.

Për dështimin e 15-të edhe disa krerë të partive opozitare njoftuan paraprakisht, pasi që sipas tyre, grupi me 48 ulëse të siguruara të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka numra të siguruara për vazhdimin tutje,.

Nga kjo ditë presidentja Vjosa Osmani pritet t’i nisë takimet me partitë në konsulta për dalje nga ngërçi.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve. Në herët e shkuara, Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh nga zgjedhjet ka propozuar emrin e Albulena Haxhiut e cila nuk mori mbështetjen nga deputetët. Më pas, propozimi ishte që të kalohet në votim të fshehtë e që nga ajo kohë nuk ka shumicë për të formuar komisionin për të ndryshuar metodën e votimit. Pikërisht kjo kërkesë për ndryshim të mënyrës së votimit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese një ditë më parë nga përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në këtë seancë u mbajt edhe një minutë heshtje për Tahir e Nebih Mehën në përvjetorin e rënies së tyre. Kjo nuk u respektua nga Lista Serbe.