Dështon themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore

Ka dështuar themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

“Vetëm 26 deputetë morën pjesë në votim, nuk kemi kuorum me vendos”, ka thënë, Glauk Konjufca.

Kjo për shkak se mazhoranca nuk ka marrë pjesë në votim.

Por, edhe përkundër bojkotit të pozitës, kryekuvendari Glauk Konjufca, deputeti Eman Rrahmani, Jahja Kokaj dhe dhe deputeti tjetër i VV-së, Visar Korenica, votuan pro themelimit të këtij komisioni.

Kjo çështje solli debate të nxehta në kuvend.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se praktika e shpërndarë në të gjithë sistemin publik të Kosovës e ka emrin tenderët sekretë.

Në foltoren e Kuvendit, Abdixhiku ka thënë se në shtetin e Kosovës 781 tenderë sekretë janë dhënë për tre vjet vlera e tyre është 209 milionë euro.

“Kjo praktikë në tre vjet është bërë 781 herë. Edhe sot teksa flasim dikush në shtetin e VV-së po nënshkruan një tender sekret, një tender sekret në ditë pune dhe kjo praktikë po rritet…”, ka thënë Abdixhiku.

Edhe nga AAK-ja kanë akuzuar Qeverinë Kurti për afera korruptive në qeverisjen e saj.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti Besnik Tahiri ka thënë se ekziston një frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e tenderëve njëburimorë që shuma e tyre vjen në 209 milionë euro.

“Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tenderë njëburimorë, të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit, keqpërdorimit dhe mbi të gjitha e ngulfat konkurrueshmërinë e sektorit privat në këtë temë. Se kontratat njëburimore janë përdorur në një sasi të madhe dhe në kundërshtim me ligjin… në gjashtë ministri dhe në KEK janë nënshkruar 220 kontrata me vlerën prej mbi 153 milionë euro”, tha ai teksa listoi kontratat e nënshkruara në disa dikastere.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, se nëse shndërrohet në traditë nënshkrimi i këtyre kontratave njëburmimore, atëherë “abuzimet financiare do të vazhdojnë”.

“E dimë që është sfidë jashtëzakonisht e madhe, taskforcë prej 11 prokurorëve dhe staf mbështetës rreth 220 kontrata njëburimore, me hetu gjithë volumin e këtyre kontratave, e jo ne si deputetë. Nëse e lejojmë që të shndërrohet në traditë nënshkrimi i këtyre traditave, kjo do të vazhdojë, abuzimet nuk do të ndalen, ta ndalim këtë trend të keqpërdorimit të parasë publike përmes kontratave njëburimore. Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, ka deklaruar Tahiri.

Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka refuzuar t’i paraqesë në Kuvend pesë emrat e grupit të saj për komisionin hetimor.

“Shumë lartë e vlerësojmë ofertën për pesë anëtarë, ne frikësohemi se komisioni po i shtyn zgjedhjet e shumëkërkuara nga opozita dhe nuk po dimë a janë më me prioritet komisionet apo zgjedhjet. Derisa ta marrin vendimin dhe derisa të jemi të bindur se këta vërtetë po kërkojnë zgjedhje ne nuk i kemi këta 5 emra

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika