Detaje nga rastet e ndjeshme në Pejë, flet Shkodran Nikçi

Janë marrur masa konkrete ndaj të dyshuarëve të dy rasteve më të reja të raportuara në Pejë, lidhur me ngacmimin dhe dhunimin seksual ndaj dy të miturave

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrur të gjitha masat ndaj rasteve të ngacmimit seksual dhe dhunimit seksual, dy raste të raportuara së fundmi në Pejë.

Nikçi ka thënë kërkesa për masa të paraburgimit ndaj të miturit që dyshohej se ka dhunuar seksualisht një të mitur është aprovuar dhe tashmë, i dyshuari gjendet në paraburgim prej 30 ditësh.

Për rastin e ngacmimit seksual i cili dyshohet të ketë ndodhur nga një mësimdhënës ndaj nxënëses së tij, Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka thënë se i njëjti pas raportimit të rastit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar fillimisht për 48 orë dhe më pas prokurori ka bërë kërkesë për paraburgim dhe me miratim të kësaj kërkese, i dyshuari është në paraburgim prej 30 ditësh.

Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Për fund, Nikçi ka thënë se “Kordinimi mes Policisë dhe Gjykatave është në të gjitha nivelet”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ka pasur edhe raste të tjera ndaj të miturëve mirëpo këto raste në kordinim me Policinë e Kosovës, Prokuroria e Kosovës në bazë të dëshmive të mbledhura ka ndërmarrur masa konkrete.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika