Digjet fabrika e përpunimit të plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas

Reshjet e shiut ishin shpresë tërë ditën, për shuarjen e zjarrit në Parkun e Biznesit në Drenas.

Por, pavarësisht se shiu nisi orëve të pasdites, zjarri në dy objektet e fabrikës së përpunimit të plastikës vazhdoi.

Për të ndalur zjarrin që nisi nga ora 11, u angazhuan dhjetëra ekipe të zjarrfikësve por pa sukses sepse flakët vetëm përhapeshin, shkaku edhe i erërave të forta. Dëme materiale e mjedisore, tymi i zi krijoi por pa asnjë person të lënduar.

E ndihmën e nivelit qendror e edhe të njësiteve të KFOR-it, e kërkoi edhe i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit

“Unë i kam njoftu edhe institucionet qendrore, e kam njoftu edhe ministrin e Brendshëm, i cili po i ndërmerr të gjitha masat për të ardhë edhe forca tjera. Por kam kërkuar që edhe KFOR-in nëse kanë mundësi, me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë edhe me zvogëlu sa ma pak kit zjarr. Zjarrin nuk mund të fikë askush, pasi është plastik”, ka thënë Lldarovci.

Ndërkohë që zjarrfikësit mundoheshin të shuanin zjarrin në objektin disa katesh, flakët u përhapen edhe në një objekt tjetër, që i përket të njëjtit biznes.

Për të ndihmuar erdhën edhe ekipet e KFOR-it, derisa kryetari i komunës së Drenasit u ankua se në parkun e Biznesit uji është ndalur, çka komplikoi situatën.

“Autocisternat po duhet me shku me u mush me ujë në Drenas, ndërsa autocisterna e KFOR-it po shkon në Aeroportin e Prishtinës. Ujë nuk ka, është ndal qe disa herë, nuk i dimë arsyet”, ka thënë ndër të tjera Lladrovci.

Për shkaqet se si filloi zjarri nuk dihet, derisa pronarët e këtij biznesi nuk shprehën interesim që të flasin para kamerës.

Kompania ka rreth 60 punëtorë dhe merret me përpunimin e plastikës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika