Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në disa zona mund të sjellin reshje të dobëta shiu, kryesisht në formë rigash.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.