Disa vende nga Ballkani tërhiqen nga Eurovizioni 2023

Numri i pjesëmarrësve në Festivalin Eurovision Song Contest-2023 po vazhdon të zvogëlohet, pas anulimit të pjesëmarrjes nga disa vende të Ballkanit

Eurovizioni 2023, ilustrim





Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm, për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC-2023 në Liverpool, raporton DW.

Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë, disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë.

Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC, gjendjen aktuale ekonomike.

“Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t’u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë-Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC, shkaqe ekonomike.

Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë.

“Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionin publik të Bullgarisë.”

Ndryshe, më 15 maj, Ukraina ka fituar konkursin e 66-të të këngës në “Eurovision 2022”, i cili u mbajt në Torino të Italisë.

Pas zyrtarizimit të lajmit se “Eurovizion 2023” do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, Orkestra Kalush që përfaqësoi Ukrainën në Eurovizion vitin e kaluar, ka përshëndetur këtë vendim për mbajtjen e festivalit, duke shpresuar se ky festival do të mbajë frymë ukrainase.

Ukraina është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbajtjen e “Eurovizionit 2023”





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika