Dita botërore e sensibilizimit për Lupusin

Data 10 maj shënon Ditën Botërore të sensibilizimit për sëmundjen e lupusit.

Lupus është një sëmundje autoimune që shfaqet atëherë kur sistemi imunitar i trupit sulmon indet dhe organet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupus mund të ndikojë në nyje, lëkurë, veshkë, qeliza të gjakut, tru, zemër dhe mushkëri.

‍Lupus mund të jetë i vështirë për t’u diagnostikuar për shkak të ngjashmërisë së simptomave me sëmundje të tjera.

Shenja më e veçantë e lupusit, e shpeshherë edhe më e zakonshme, është një skuqje e fytyrës që ngjason me krahët e një fluture që shpaloset në të dy faqet.

Disa njerëz lindin me një tendencë drejt zhvillimit të lupus-it, i cili mund të shkaktohet nga infeksionet, ilaçe të caktuara e madje edhe nga rrezet e diellit.

Nuk ka shërim për lupus por, trajtimet mund të ndihmojnë në kontrollin e simptomave.

Shenjat dhe simptomat mund të shfaqen papritmas ose të zhvillohen ngadalë, mund të jenë të buta ose të rënda dhe mund të jenë të përkohshme ose të përhershme.

Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve.

Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje.

Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja.

Edhe pse janë shumë të paktë ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, Lupusi është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia.

Nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit. Edhe pse 90 për qind e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt dhe fëmijët.

Këtë vit për Ditën Botërore të Lupusit, më 10 maj 2022, komuniteti global i lupusit është mbledhur për një ditë veprimi që do të përbëhet nga disa aktivitete të dizajnuara për ta “bërë lupusin të dukshëm”, në mënyrë që bota të mësojë më shumë rreth kësaj sëmundjeje dhe të bashkohet në luftën kundër tij.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika