Djokoviq mbetet jashtë US Open

Tenisti serb Novak Djokovic ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në US Open, shkaku i statusit të tij të vaksinës

Tenisti serb, Novak Djokovic

21 herë kampioni i Grand Slam Novak Djokovic ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në US Open, shkaku që nuk mundet të udhëtojë për në News York pasi  Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë të joshtetas të pavaksinuar të hyjnë në vend.

Si Djokoviq ashtu edhe stafi i tij stërvitor, i udhëhequr nga Goran Ivaniseviq, folën për pesimizmin e tyre në fund të Wimbledon për pjesëmarrjen e serbëve në US Open dhe tani është konfirmuar.

Në postimin e tij në Twitter ku e bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në US Open, ai gjithashtu ka falënderuar mbështetësit e tij dhe ju ka uruar fat shokëve të tij që do të marrin pjesë në këtë turne.

Ai theksoi se do të mbajë një forme të mirë dhe pozitiv pasi është një pritje të një mundësi për për garuar përsëri.

Gjithashtu, Djokoviq humbi Australian Open në janar pasi u largua nga vend për shkak të statusit të tij të vaksinës.

Tenisti serb do të rikthehet në garat zyrtare më 14 shtator në fazën e grupeve të Davis Cup në Valencia. Serbia debuton kundër Spanjës, që do të thotë se Djokoviq do të përballet me Carlos Alcaraz në duelin numër një.

Djokovic i pavaksinuar ende shpreson të luajë në US Open

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika