​DnV e quan dështim votimin në veri

Organizata "Demokracia në Veprim" (DnV) , ka vlerësuar se votimi në veri të Kosovës është dështim për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së qytetarëve dhe sfidave të organizimit

Në shumë qendra votimi të veriut të Kosovës, këtë të diel nuk janë plotësuar kushtet për të garantuar një proces votimi të lirë dhe të drejtë, bën të ditur Ismet Kryeziu, përfaqësues i organizatës “Demokracia në Veprim” (DnV).

Kryeziu ka shprehur shqetësimin se pjesëmarrja e ulët është rezultat i ndikimit të Listës Serbe dhe politikave të Beogradit.

Sipas tij, këto votime janë të dështuara në aspektin e pjesëmarrjes së qytetarëve me të drejtë vote, duke bërë thirrje për anulimin e procesit zgjedhor.

LEXO EDHE: Mungesa e kushteve, Kryeziu nga DnV vlerëson se procesi i votimit është dashur të shtyhej

“Në aspektin ligjor, në masë të madhe plotësohen kriteret ligjore për organizim, por gjithsesi si pjesëmarrje janë të dështuara. Ne edhe më herët i kemi bërë thirrje KQZ-së që të anulojë këtë proces. Duke marrë parasysh koston financiare, angazhimin e njerëzve dhe duke marrë parasysh indikatorët për bojkotimin e këtij procesi zgjedhor”, ka theksuar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët serbë kanë pësuar në këtë proces duke u bërë viktimë e këtyre politikave.

“Jemi duke folur për 100 qytetarë deri në informacionet e fundit që i kemi, në të gjitha komunat e Kosovës. S’e besoj që do të arrijë ndonjë përqindje kjo dalje në këtë formë ose në këtë format se si po shkon procesi…Qytetarët serbë në këtë rast janë viktimë e politikave, por edhe viktimë e Listës Serbe, të politikës së Beogradit, por edhe e Qeverisë së Kosovës, e cila jo mjaftueshëm ka bërë për të adresuar këto çështje”, ka deklaruar ai.

Në një deklaratë për media, Kryeziu ka deklaruar se edhe pse qendrat e votimit janë hapur me kohë, mungesa e informacionit për vendndodhjen e tyre ka ndikuar në interesimin e ulët të qytetarëve për të marrë pjesë në votim.

Ai gjithashtu ka shprehur  shqetësimin për kushtet teknike dhe organizative të disa qendrave, duke përmendur mungesën e shenjave paraprake dhe vështirësitë për personat me aftësi të kufizuara.

Probleme të tjera, sipas Kryeziut, lidhen me vendosjen e kamerave në vendvotime, e cila, sipas tij, mund të jetë intimiduese dhe të mos garantojë fshehtësinë e votës.

Ndërkohë, Kryeziu ka shtuar se, në aspektin ligjor, organizimi i votimeve është bërë në përputhje me kriteret ligjore, por përsëri pjesëmarrja e qytetarëve është e dobët.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika