(Dokument)NjSI të mërkurën paralajmëron protestë, të pakënaqur me shtesat që i ka ndarë qeveria për ta
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit. Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi e tyre me shtesat që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ta. RTV Dukagjini nga burimet e saja ka siguruar edhe dokumentin, i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”. […]
Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) ka paralajmëruar protestë për të mërkurën e 1 nëntorit.
Protesta e NjSI-së vije si pakënaqësi e tyre me shtesat që i ka ndarë Qeveria e Kosovës për ta.
RTV Dukagjini nga burimet e saja ka siguruar edhe dokumentin, i cili konfirmon lajmërimin për tubim publik të drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.
Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë sheshi “Skënderbe” (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit, ka marrë vendim që zyrtarëve policorë t’u dalin shtesat.
Shtesat për njësitë elitare (Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt), janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.
120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Policët që angazhohen në sigurimin e objekteve dhe menaxhimin e operacioneve do iu ndahen 50 respektivisht 45 euro.
Kurti tha se ky vendim vjen edhe si pasojë e situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në të kaluarën, sipas Kurtit, ka pasur pabarazi në mesin e zyrtarëve sa i përket shtesave.
“Kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tenisonuar në veri të Kosovës. Në të kaluarën shtesat jo gjithmonë reflektonin barazi në mesin e policëve. Ky propozim i yni për kategorizim është bërë të mos përsëriten gabimet”, tha ai.
Shtesat për rrezikshmëri, sipas Kurtit, do të fillojnë së aplikuari me pagat e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për paga, shtesat do të ndahen në mënyrë retroaktive.

Qeveria e Kosovës vendos për kategorizimin e shtesave për policët















