Donfried dhe Escobar takohen me presidenten Osmani

Donfried dhe Escobar kanë arritur në presidencën e Kosovës ku do të takohen me presidenten e vendit, Vjosa Osmani

Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, bashkë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, kanë mbërritur në Presidencen e Kosovës.

Përfaqësuesit e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, kanë filluar tashmë takimin më Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Përfaqësuesit e Shteteve te Bashkuara të Amerikës

Takimi po zhvillohet në dyer të mbyllura derisa pas takimit do të ketë konferencë për media.

Zyrtarët e lartë amerikanë në ora18:00 priten të mbajnë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas, zyrtarët e lartë amerikanë do ta vizitojnë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Tri ditë më herët, këtyre dy vizitave u parapriu vizita e tre senatorëve Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen.

Këta të fundit ishin takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Janarin e këtij viti, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell kishte konfirmuar se në Kosovë dhe Serbi do të qëndronin i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar dhe Donfried do ta takojnë presidenten Osmani para Kurtit

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika