Dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë në veri, hapet konkurs për policë të rinj

Të mërkurën e katër janarit, Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë për të gjitha minoritetet në Kosovë

Pamje nga momenti kur serbët zhveshin uniformën e Policisë së Kosovës, 05.11.2022

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë për të gjitha minoritetet në Kosovë, me qëllim të plotësimit të numrit të pjesëtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut.

Serbët e veriut dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror më pesë nëntor të vitit 2022.

“-Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë duhet të jenë nga komuniteti joshumicë dhe të mos jenë më të vjetër se 30 vjet.

Ky aplikim do të jetë i hapur nga pesë janari e deri më 26 janar të këtij viti.

Ndryshe, katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan janë pa kryetarë qysh nga pesë nëntori.

Pas dorëheqjes së kryetarëve, komunat, ligjërisht, duhet të shkonin në zgjedhje të parakohshme.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri.

Ajo kishte takuar përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues që ka lindur nga akti i dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire apo vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër”, kishte theksuar ajo.

Osmani, po ashtu, kishte potencuar se duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme edhe me institucionet e sigurisë “që procesi i fushatës zgjedhore, e më pas dita e mbajtjes së zgjedhjeve të shkojnë qetë dhe pa tensione”.

Veriu pa kryetar, zgjidhja për zgjedhjet

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika