Draft-statuti i Asociacionit në tavolinën e bisedimeve të 2 majit

Draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, do të jetë në tavolinën e diskutimeve në Bruksel më 2 maj. Kështu, Kosova pritet të nis punën në themelimin e Asociacionit. Nga fondacioni Friedrich Ebert Stiftung thonë se drafti i tyre është një bazë e mirë

Kryeministri i Kosovës bashkë me një delegacion është nisur drejt Brukselit.

Në kryeqendrën evropiane, të martën ata do t’i pres një ditë e gjatë.

Nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian, do ta diskutojnë me Serbinë draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

E një draft për Asociacionin tashmë është prezantuar nga Friedrich Ebert Stiftung, e që sipas Egzon Osmanj nga ky fondacion, ky model mund të përodret.

Egzon Osmanaj nga FES ka thënë se “Ideja e draftit tonë është që çfarëdo vendimi, financat dhe gjithçka tjetër me e pas njëfar kontrolli të autoriteteve tona qendrore, që besoj që është shumë e rëndësishme sepse kjo edhe e siguron që nuk do të ketë ndonjë strukturë tjetër mes nivelit lokal dhe atij qendror”.

Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin.

Për Zgjim Hysenin nga PSD, Qeveria Kurti pranoi gjithçka që u propozua në dialog.

Zgjim Hyseni nga PSD ka thënë se “Asociacioni është një emër tjetër për autonomi. Edhe fakti që po diskutohet që për çfarë asociacioni po flasim, kjo veç tregon që procesi është futë në korniza. Krejt çka mund të presim gjatë këtyre ditëve është menaxhim i marrëdhënieve me publikun. Pra improvizim i mospajtimeve drejt pranimeve”.

Zhvillimet e fundit në veri, përfshirë vendimin për hapjen e Urës së Ibrtit, Hyseni vlerëson se mund të sjellin kriza.

Megjithatë, përkundër këtyre ndodhive, Osmani është optimist se Kosova dhe Serbia mund ta gjejnë një pajtim për themelimin e Asociacionit.

Osmanaj nga FES është shprehur se “Ndoshta edhe diskursi që është përdorë prej marrëveshjes së Ohrit e tutje, jep një shpresë kogja të mirë dhe është një sinjal pozitiv që do të ketë një dakordim ose dotë ketë një marrëveshje për një lloj asociacioni të këtyre komunave. Ne e kemi parë edhe diskursin që është përodorë nga qeveria, poashtu kemi parë edhe kryeministrin të ketë përmendur që veçse është i gatshëm të propozoj disa opsione se si do të zgjidhet kjo problematikë”.

Takimi i 2 majit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq vjen pas takimit të 18 marsit në Ohër ku palët u dakorduan për marrëveshjen në kuadër të planit franko-gjerman. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se gjatë gjithë javës së kaluar është marrë me Ballkanin, veçanërisht duke u përgatitur për takimin e 2 majit.

 

 

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika