Drafti i “FES”, Ibrahimi: Sipas këtij drafti, Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

Sa i përket propozimit të “FES” për Asociacion e komunave me shumicë serbe, drejtori I Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan IbrahimI ka thënë se ky draft mund të I lejojë kompetenca ekzekutive.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka komentuar gjerë e gjatë publikimin e draft Statutit nga Fondacioni gjerman për social demokraci Friedrich-Ebert-Stiftung.

Sipas nenit të 5-të, të këtij drafti ( ky draft nuk është publikuar ende zyrtarisht, por është siguruar për publikun nga RTV Dukagjini) i lejon Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive.

“…Në nenin 5, thuhet se aty do të ketë kompetenca ekzekutive, por thuhet se edhe mund t`i delegohen kompetenca shtesë”, ka thënë Ibrahimi në “Blic Interview” me Astrit Gashin.

“Asociacioni/Bashkësia do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore në koordinim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, thuhet në draft Statutin nga “FES”.

Ibrahimi tha se disa elemente sipas drafti shihet të jenë marrë edhe nga Asociacioni me të cilin udhëheq.

“Një ndër pika ku gjykata kushtetuese ka thënë se nuk është në frymën kushtetuese te ato 23 nene është. Etnia e këtij mekanizmi, pra edhe në këtë dokument FES, nuk e di nëse është final, por kam vërejtur që ka elemente të marrëveshjes të 2013, 2015 por kanë marrë diçka edhe nga Statuti jonë, sa i përket organizmit të brendshëm etj, mirëpo këtu çdo mekanizëm i cili mund të quhet Asociacion nuk mund t`i kufizohet anëtarësia një komune dhe me vetë faktin që është kufizuar në 10 komuna e bënë një mekanizëm që nuk mund të .. çdo mekanizëm që mbron interesat e komunës, jo për shkak të komunës, por mbron qytetarët që jetojnë në ato komuna pa marrë parasysh përkatësinë etnike…”,ka shtuar Ibrahimi.

Sipas tij, mekanizma sikur i këtij drafti për Asociacionin nuk e ka parë diku në Evropë.

“Nëse është i shkruar drafti në dhjetë komuna e kufizon prej fillimit që komunat tjera të anëtarësohen sepse thotë ky mekanizëm krijohet për ato komuna, pra me shumicë të popullatës serbe”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika