Drama dhe tragjikomedia, zhanret e përshtatshme për aktorin Mehmet Preteni

Aktrimi është një profesion i vështirë për t'u realizuar në vendin tonë, duke marrë parasysh situatat ekonomike e sociale që na rrethojnë. Aktori Mehmet Preteni rrëfen rrugëtimin e tij nga periudha e studimeve e deri te angazhimet aktuale

Aktori, Mehmet Preteni

Filmat, serialet e shfaqjet teatrale janë disa prej zhanreve të artit që preferohen nga shumica.

Përderisa njerëzit i shijojnë dhe vlerësojnë këto zhanre, rrugëtimi i aktorit deri te suksesi mbetet ende enigmë e pazbuluar. Në përgjithësi thuhet se aktrimi është një profesion sfidues dhe të qenët aktor është e vështirë të mospërfshihesh në paragjykimet shoqërore.

Këto vështirësi bëhen ende më të mëdha kur aktorët jetojnë në një vend të ri siç është Kosova.

Mehmet Preteni, aktori nga Mitrovica në një intervistë për Portalin Dukagjini ka thënë se nuk ka qenë i vendosur nga fillimi që të studiojë aktrimin. Ai tregon se përzgjedhja e degës së aktrimit ka ndodhur “aksidentalisht” në gjimnaz ku ishte i angazhuar në një performancë me ç’rast një profesoreshë e ka sugjeruar që të konkurrojë në këtë fushë.

Vështirësitë gjatë studimeve

Për vëshirësitë gjatë studimeve të aktrimit në Universitetin e Prishtinës, Preteni ka thënë se gjithçka ka qenë në rregull, por i ka veçuar dy gjëra. Duke filluar nga profesorët që kanë vlerësuar punët e tjera jashtë fakultetit më shumë sesa punën e ligjëruesit.

“Kanë munguar në ligjerata shpesh, por edhe kur kanë qenë në ligjerata kanë biseduar prap për angazhimin e tyre jashtë fakultetit”, thotë aktori Mehmet Preteni.

Aktori Preteni ka thënë se përjashtim ka bërë lënda e aktrimit në te cilën kanë punuar edhe më shumë se koha e caktuar për ligjerata. Ai ka shtuar se hapësira që tash është në dispozicion për studentët, atëherë nuk ka qenë.

Pamje të shfaqjes “Në kërkim të daljes” ku pjesëmarrës ishte aktori Mehmet Preteni

Nga mungesa e hapësirave, ai ka thënë se kanë mbajtur pak prova dhe duke marrë parasysh që kanë qenë pa përvojë profesionale dhe kjo ka ndikuar në aspektin e formimit profesional.

Aktori Preteni ka rrëfyer se gjatë procesit të punës fokusohet që të kryejë me sukses projektin që është i angazhuar momentalisht, duke mos i ndërlikuar gjërat më shumë.  Ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë se ai nuk ka plane dhe ambicie.

Shfaqja e parë profesionale

Për shfaqjen e tij të parë profesionale, Preteni ka thënë se e konsideron shfaqjen e realizuar në teatrin e qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”, me të cilën ka diplomuar. Ai ka shtuar se shfaqja titullohej “Jashtë bie borë” nga Vincenzo Salemme, me regji të Kastriot Saqipit dhe kishte rolin e Çiços.

“Ne në fakultetin e arteve nuk është që profilizohemi për një zhanër të caktuar gjatë studimeve, mirëpo prapë se prapë veten e gjej më shumë në dramë ose tragjikomedi”, ka thënë Preteni.

Zhanri i preferuar dhe angazhimet aktuale

Aktori tha se deri më sot, 80 për qind të roleve që ka luajtur i kanë takuar zhanrit komedi dhe është ndarë i kënaqur me këto role.

Aktori ka rrëfyer se tani është i angazhuar në teatrin “Muharrem Qena” dhe se ka tri shfaqje në reportuar, ku së shpejti do të vazhdojë me projekte të radhës. Ai ka shtuar se është duke punuar për një projekt për fëmijët derisa në anën tjetër tregon se tanimë ka përfunduar sezoni i parë i serialit “Kryetari i mirë me shokë shumë”.

Aktori për Portalin Dukagjini ka shtuar se është e nevojshme të ketë njerëz që e duan punën si aktor. “Ky profesion nuk funksionon me zor dhe me para, por duhet dhe dashuri për të punuar”, ka thënë Preteni.

Rrugëtimi në teatrin e Mitrovicës “Muharrem Qena”

“Faktikisht pjesë e teatrit të qytetit të Mitrovicës jam nga viti 2013, por në vitin 2020 jam punësuar në ansamblin e teatrit ‘Muharrem Qena'” shtoi Preteni.

Arsyeja se pse aktori është pjesë e teatrit të qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” është se, jeton dhe vepron në këtë qytet dhe se në këtë institucion kulturor është formuar dhe ngritur profesionalisht.

Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”

Preteni ka përfunduar duke thënë se Mitrovica duhet të jetë në nivel tjetër në çdo aspekt, e sidomos në art, e jo vetëm të kënaqet me atë se kush ka qenë ky qytet, por duhet  angazhuar pë t’u mburrur me atë se kush është dhe kush do të jetë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika