“Dramat e dy Aleksandrëve”; Vuçiq dhe Vulin me retorikë kërcënuese ndaj Kosovës

Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin kanë intensifikuar retorikën e tyre dramatike ndaj Kosovës. Vuçiq paralajmëroi një përgjigje brenda 72 orëve ndaj veprimeve të institucioneve kosovare në veri, ndërsa Vulin deklaroi se situata në Kosovë mund të përshkallëzojë dhe Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq.

Në botën e tyre të dramacitetit dhe shovnimzit dy Aleksandrët e Serbisë, Vuçiq dhe Vulin, kanë dhënë deklarata kërcënuese ndaj Kosovës. Në një situatë që ngjan më shumë me një skenar filmi, dy figurat e larta të shtetit serb vazhdojnë të shfaqin spektakël mediatik.

Vuçiq, në një deklaratë të dhënë pak ditë më parë, paralajmëroi se Serbia do të “përgjigjet” brenda 72 orëve ndaj veprimeve të institucioneve kosovare në veri.

Teksa gjatë ditës mediat e kontrolluara nga regjimi i tij kanë paralajmëruar një fjalim dramatik nga Vuçiq, që pritet të mbahet gjatë së premtes, ku ai do të shpallë disa vendime të rëndësishme për Serbinë.

Nga ana tjetër, Aleksandër Vulin, i njohur për sanksionet që i janë vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përshkallëzuar retorikën me deklaratën se situata në Kosovë mund të përkeqësohet në çdo moment.

Vulin shtoi se Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq.

“Situata (në Kosovë) mund të përshkallëzohet në çdo moment. Kur përdoret dhuna kundër serbëve, është e pamundur të pritet që të gjithë, veçanërisht Serbia, të qëndrojnë pranë dhe të shikojnë. Sigurisht që ne nuk do ta bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

“72 orëshi” i Vuçiqit konsiderohet kërcënim koti në Kosovë

Deklaratat e Vuçiqit i ka komentuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Kërcënimi i fundit nga presidenti Vuçiq nuk është diçka e re. Serbia në vazhdimësi ka kërcënuar sigurinë e vendit tonë dhe ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Normalisht këto na bëjnë që të rrisim vigjilencën të jemi më të përgatitur por asnjëherë që të jemi të frikësuar”, ka deklaruar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika